×

“Kultura e ndërmarrjes, midis menaxhimit dhe udhëheqjes”

Data
Fillon në
Mbaron në
Adresa
Unizkm

Në datën 26 Janar 2023, në orën 15:30, në Aula B107 të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” do të zhvillohet një workshop me temë: “Kultura e ndërmarrjes, midis menaxhimit dhe udhëheqjes”.


Në datën 26 Janar 2023, në orën 15:30, në Aula B107 të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” do të zhvillohet një workshop me temë: “Kultura e ndërmarrjes, midis menaxhimit dhe udhëheqjes”.
Prof. Vittorio Teotonico, Dekan i Fakultetit të Shkencave Ekonomike, Politike dhe Sociale të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” do të bëjë përshëndetjen institucionale.
Do të flasë mbi temën Prof. Giuseppe Pio Macario, Profesor i Ekonomisë së Ndërmarrjes dhe Organizimit, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, i cili, në funksion edhe të moderatorit, do të prezantojë të ftuarit e nderuar: Z. Alessandro Doria, CEO Intesa Sanpaolo Bank Albania dhe Znj. Edlira Muka, CEO Balfin Group.
Çështjet e "kulturës së ndërmarrjes" dhe aftësitë e duhura për ta realizuar atë, do të diskutohen në këtë takim.
Në veçanti, "menaxhimi" dhe "udhëheqja" janë dy leva që synojnë të njejtin rezultat por ndikojnë në forma të ndryshme dhe dalin në pah duke kontribuar në suksesin e idesë së biznesit, që nga “big bang-u” i ndërmarrjeve.
Tipari i bashkimit konvergjent dhe fitues, përfaqësohet nga vlera e njeriut në qendër të çdo projekti të ndërmarrjes dhe ushqehet nga etika rreth qënies njerëzore.
Ju mirëpresim!

Na ndiqni