Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” organizon më 12 prill 2019, ora 09.00, konferencën "GRUAJA DJE DHE SOT, KOHA DHE HAPËSIRA E SAJ".
Konferenca e organizuar nga aktorë të ndryshëm, synon të sjellë në vemendje rolin e gruas në shoqërinë e ditëve të sotme.
Iniciativë e Prof. Serena Petrillo, Departamenti i Farmacisë së Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, konferenca zhvillohet në bashkëpunim me Ambasadën Italiane nëTiranë; Institutin Superior të Shëndetësisë, Itali; Departamentin e Mjekësisë Klinike, Shëndetësise Publike, Shkenca e Jetës dhe e Ambjentit të Universitetit të Aquila; Kryqin e Kuq Italian, Komitetin e Frosinones; Institutin Scudi di S. Martino dhe Shoqatën FO.CU.S.
Veprimtaria do të zhvillohet tek Aula B107, pranë Aula Magna, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.