Urdhëri i Infermierëve të Shqipërisë organizon ditën e shtunë më 8 Tetor 2022, ora 10:00- 17:00, pranë Aula Magna të Univeristetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Konferencën e parë Ndërkombëtare të Fizioterapisë me titull: “Fizioterapia e së Ardhmes. Shkenca për promovimin e shëndetit, mirëqenies së pacientit dhe sigurisë klinike.”
Kjo Konference ka si qëllim kryesor të bëjë bashkë, fizioterapistë, profesorë e studentë, për të diskutuar në lidhje me zhvillimet aktuale dhe ato të së ardhmes në fushën e gjërë të Fizioterapisë.
Ju lutem dorëzoni abstraktet tuaja në adresën e-mail të konferencës: [email protected]