Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” organizon më 9 prill, ora 09.00, seminarin e titulluar: “Gastroskopia e cilësisë: Ndikimet, kundërndikimet dhe teknikat”.
Do të analizojë këtë temë, Prof. Italo Stroppa, specialist në Gastroenterologji dhe Endoskopinë e Tretjes, kirurgjisë të aparatit tretës si dhe të kirurgjisë së përgjithshme.
Prof. Stroppa është Drejtor i njësisë operacionale të departamentit të ''Endoskopisë Tretëse dhe Emergjente'' në poliklinikën ''Tor Vergata'' në Romë.
Seminari zhvillohet në kuadër të aktivitetit didaktik parashikuar në Programin e Studimit në Mjekësi dhe Kirurgji të Fakultetit të Mjekësisë, ndaj studentët do të përfitojnë 1 kredit universitar.
Veprimtaria do të zhvillohet tek Aula B107, pranë UKZKM.