×

Prof. Asoc. Malvina Hoxha nga Departamenti për Vlerësimin Kimiko–Toksikologjik dhe Farmakologjik të Barnave dhe Erjola Bej, koordinatore e programit të studimit në Farmaci, vizituan Universitetin e Pizës, Itali

Data
Fillon në
Mbaron në
Adresa
Unizkm

...


#Erasmus+ (KA107), mobilitet për mësimdhënie dhe trajnim

 

Gjatë javëve 2-6 maj dhe 16-20 maj Prof. Asoc. Malvina Hoxha nga Departamenti për Vlerësimin Kimiko–Toksikologjik dhe Farmakologjik të Barnave dhe Erjola Bej, koordinatore e programit të studimit në Farmaci, vizituan Universitetin e Pizës, Itali. Hoxha dha leksione Farmakologjie për studentët e Farmacisë si dhe realizoi seminare për profesorët e Farmakologjisë. Në bashkëpunim me profesorin Vincenzo Calderone, diskutuan tema të reja në farmakologji. Bej zhvilloi takime me stafin drejtues, akademik e administrativ të departamentit të Farmacisë lidhur me koordinimin e aktiviteteve mësimore, mobiliteteve e praktikave për studentët, vizita në laboratore, bibliotekë, sekretari mësimore etj.

Këto aktivitete mësimdhënieje e shkëmbimi praktikash të mira do të ndihmojnë në forcimin e marrëdhënieve midis dy universiteteve si edhe realizimin e projekteve të ardhshme të përbashkëta. 


Na ndiqni