“Administrata publike dhe e drejta administrative midis të drejtës europiane dhe asaj globale”. Kjo është tema e zgjedhur nga Pro-Rektori i Universitetit Tor Vergata të Romës, Prof. Claudio Franchini njohës i shkëlqyer i të drejtës kryesisht asaj administrative. I ftuar në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Prof. Franchini do të trajtojë çështje të marrëdhënieve midis administratës publike dhe së drejtës.
Çështja e rregullimit të prodhimeve farmaceutike
Çështja Amadeus - Komisioni BE – 2000
Çështja GE-Honeywell 2001 Komisioni BE – 2001
Çëshjta Marrëveshja e Parisit (COP 21) (2015)
Relacioni synon të jetë gjithashtu edhe një reflektim mbi historikun dhe gjendjen bashkëkohore të shtetformimit. Leksioni i hapur ka për qëllim të krijojë një moment shkembimi dhe diskutimi ndërmjet të ftuarve mbi një temë aktuale për një vend si Shqipëria.
Përshëndet eventin Prof. Bruno Giardina, Rektor i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Leksioni do të zhvillohet më datë 18 tetor 2018, ora 10.00, pranë Aula Magna të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Tiranë.