Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” është gjenerator i kërkimit dhe debatit akademik. Këtë e konfirmon tematika e larmishme që trajtohet në konferencat e shumta të mbajtura në Kampusin tonë Universitar.
I tillë do të jetë eventi i datës 7 Maj 2024 me temë “Le sfide nel mercato delle telecomunicazioni: aspetti strategici e carriere lavorative” që do të mbahet në Aula B107 ora 15:30 me pjesëmarrjen për herë të parë, të Drejtorit të Përgjithshëm të Wind Tre Italia Dott. Gianluca CORTI.
Konferencën do ta përshëndesin Presidenti i Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë Fr. Ruggero VALENTINI, Rektori i Universitetit Katolik “Zoja e Këshilit të Mirë“ Profesor Leonardo Palombi, Prof. Vittorio TEOTONICO Dekan i Fakultetit të Shkencave Ekonomike, Politike dhe Sociale në UKZKM.
Prof. Giovanni VANNELLA Pedagog I Analizës dhe Metodës Statistikore në UKZKM, do të prezantojë CEO e Wind Tre Italia.
Zoti Gianluca CORTI do të flasë për strategjitë e të ardhmes, konkurencën, rrugëtimin e tij nga formimi akademik deri në menaxhimin e kompanive të mëdha.
Qëllimi i kësaj Konference do të jetë njohja me strategjinë dhe menaxhimin e një kompanie si Wind Tre Italia, në një treg konkurrues siç është tregu në shtetin fqinj.
Në përfundim do të zhvillohet një tryezë e rrumbullakët e udhëhequr nga Zonja Evis Karandrea, Administratore e Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe nga Prof. Giovanni VANNELLA e hapur për pyetje dhe debat nga të pranishmit.