×

Lectio Magistralis "Dieta Mesdhetare "trashëgimia e paprekshme": 66 vjet histori. Ushqyerja dhe mirëqenia."

Data
Fillon në
Mbaron në
Adresa
Unizkm

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, në kuadër të Javës së Kuzhinës Italiane në Botë të organizuar nga Agjencia ICE, seksioni i Ambasadës Italiane për promovimin e shkëmbimeve tregtare; ka kënaqësinë t'ju ftojë në Lectio Magistralis "Dieta Mesdhetare "trashëgimia e paprekshme": 66 vjet histori. Ushqyerja dhe mirëqenia."


Lectio Magistralis do të mbahet nga doktoresha dhe lektore Angela Andreoli, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”; Universiteti - Tor Vergata i Roma si edhe Presidente e Shoqatës Shqiptare të Shkencave të Ushqyerjes

Nisma e organizuar nga Agjencia ICE, seksioni i Ambasadës Italiane për promovimin e shkëmbimeve tregtare në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Tiranë dhe Institutin Italian të Kulturës, si dhe me Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Shoqatën Shqiptare të Shkencës së të Ushqyerit (ASNS) dhe Confimi Industrie Albania, synon të mbajë një lectio magistralis fokusuar në ushqimin dhe dietën mesdhetare, përfitimet shëndetësore të lidhura me të, dedikuar studentëve të universitetit, shkollave hoteleri-turizëm, insitituteve kulinare si publike ashtu dhe private e të gjithë operatorëve të interesuar.

Përshëndetjet e hapjes do të mbahen nga:
Fr. Ruggero Valentini, President, Fondacioni “Zoja E Këshillit Të Mirë”
Prof. Leonardo Palombi, Rektor, Universiteti Katolik “Zoja E Këshillit Të Mirë”
Amb. Fabrizio Bucci, Ambasador i Italisë në Republikën e Shqipërisë
Francesca Mondello, Drejtor i Zyrës ICE në Tiranë
Prof. Bruno Zappacosta, Dekan i Fakultetit Të Mjekësisë, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit Të Mirë”

Lectio Magistralis
Angela Andreoli, Mjeke, Pedagoge, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” – Universiteti Tor Vergata Romë, Presidente e Shoqatës Shqiptare të Shkencës së të Ushqyerit (ASNS)

Dieta mesdhetare “tashëgimi jomateriale”: 66 vite histori. Të Ushqyerit Dhe Mirëqenia.

Për të marrë pjesë ju lutemi të plotësoni formularin në linkun https://forms.gle/ZMP2FYVM726YmEQw7, ku mund të gjeni edhe programin.

Për më shumë informacion vizitoni faqen e internetit: www.italiantastealbania.com

Ju mirëpresim!


Na ndiqni