Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" organizon takimin “Informacione dhe Eksperienca mbi sëmundjen nga HIV” në kuadër të Ditës Botërore kundër AIDS.
Takimi do të zhvillohet më 2 dhjetor 2021, ora 17:00, Aula Magna pranë Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë"
Relatorë:
- prof. Giovanni Arcudi, Dekan i Fakultetit të Mjekësisë Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë"
- prof. Arjan Harxhi, Drejtor i Departamentit për Sëmundjet Infektive dhe Dermatologjike, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë Tiranë
- znj. Olimbi Hoxhaj, Shoqata Shqiptare e Personave që Jetojnë me HIV/AIDS,
- prof. Orlando Armignacco Drejtor Mjekësor i Spitalit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”
Ju mirëpresim!