×

Spitali “Zoja e Këshillit të Mirë” – Sekretari i Shtetit të Vatikanit në Tiranë për të Bekuar Gurin e Parë

Data
Fillon në
Mbaron në
Adresa
Unizkm

Fondacioni Zoja e Këshillit të Mirë do të zhvillojë më datë 25 Shkurt, ora 11.30, ceremoninë e Bekimit të Gurit të Parë të Spitalit “Zoja e Këshillit të Mirë”.


Fondacioni Zoja e Këshillit të Mirë do të zhvillojë më datë 25 Shkurt, ora 11.30, ceremoninë e Bekimit  të Gurit të Parë të Spitalit “Zoja e Këshillit të Mirë”. 

Në këtë eveniment do të nderojë me praninë Eminenca e Tij, Kardinali Pietro Parolin, Sekretari i Shtetit të Vatikanit, i cili do të udhëheqë Bekimin e Gurit të Parë. Pjesë e kësaj ngjarjeje të rëndësishme, do të jetë Shkëlqesia e tij, Presidenti i Republikës Z. Ilir Meta, si dhe personalitete të rëndësishme në vend si përfaqësues të qeverisë, politikës, trupit diplomatik dhe botës akademike.

Spitali “Zoja e Këshillit të Mirë” synon të jetë qendër e ekselencës për shërbimin shëndetësor kombëtar, me profil shëndetësor-teknik-shkencor, duke u shndërruar në një stimul social, psikologjik dhe social-ekonomik, për integrimin e plotë të aktorëve socialë të vendit drejt Bashkimit Europian.

Kompleksi i ri dhe modern i Spitalit që po ndërtohet brenda Kampusit Universitar do të shërbejë jo vetëm si qendër diagnostikuese, mirëqenie dhe terapeutike, duke u kthyer në një pikë referimi për Shqipërinë.

Faza e parë është ajo e ndërtimit të një spitali, që do të përfshijë aktivitetet e diagnostikimit, ambulatorëve dhe klinikave kërkimore në shërbim të mësimdhënies, në bashkëpunim të ngushtë me Shërbimin Shëndetësor Shqiptar dhe Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë".

Spitali "Zoja e Këshillit të Mirë", do të jetë e vetmja strukturë spitalore private në Shqipëri, me një qendër kërkimore të parametrave ndërkombëtarë.

Na ndiqni