×

Prezantimi i Masterit të Shkencave në " Management for Global and Sustainable Business"

Data
Fillon në
Mbaron në
Adresa
Unizkm

Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" ju fton në 12 shtator 2023, në orën 15:00, në prezantimin e Masterit të Shkencave në " Management for Global and Sustainable Business"


Masteri është një program i të drejtës shqiptare në bashkëpunim me ALTIS (Alta Scuola Impresa e Società), e Universitetit Katolik “Sacro Cuore” e Milanos. Ky program dyvjeçar, i realizuar tërësisht në gjuhën angleze, synon të ofrojë aftësi të avancuara në fushën e menaxhimit të qëndrueshëm të korporatave, duke marrë parasysh sfidat dhe mundësitë e ekonomisë bashkëkohore globale.

Në aktivitet do të marrin pjesë Drejtori i Masterit, Prof. Raul Caruso, Znj. Cristina Busi Ferruzzi, Zëvendës Presidente e Confindustria Albania dhe Z. Daniele Mazzonetto, Menaxher i Amp Consulting/Integrè Group. Këta ekspertë do të diskutojnë rëndësinë e zhvillimit të qëndrueshëm të kompanive në Shqipëri dhe në vendet e Ballkanit, në përputhje me synimin për të nxitur investime të përgjegjshme dhe trajnimin e burimeve njerëzore cilësore.

Ju mirëpresim në këtë prezantim frymëzues, i cili paraqet një mundësi për të zbuluar se si Masteri  Shkencor “Management for Global and Sustainable Business” mund të kontribuojë në zhvillimin tuaj profesional dhe personal.

Ju presim


Na ndiqni