Në kuadër të ditës së V-të Botërore mbi Defektet në Lindje, në datë 27 mars 2019, ora 09.00 tek Aula Magna, UKZKM do të mbahet konferenca me titull "Parandalimi i defekteve në lindje në Shqipëri: Situata aktuale dhe perspektivat e ardhshme".
Konferenca organizohet me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" është përzgjedhur si partner kryesor dhe i vetëm për Shqipërinë i World Birth Defects Day.
Universiteti do të organizojë një seri veprimtarish në kuadër të kësaj dite me sensibilitet të lartë në të gjithë botën.