Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” organizon ciklin e parë të takimeve “Eksperienca të Arkitekturës @UKZKM”. Takimi i parë “Shqipëria e qytezave të vogla” do të mbahet më 20 shkurt 2020.
Nën kujdesin e Prof. Antonio Lauria, Universiteti i Studimeve të Firences, ky aktivitet do të vijë përmes një konference dhe një ekspozite ku do të paraqiten punimet e projektit mjaft interesant “The Diaspora as a Resource for the Knowledge, Preservation and Enhancement of the Lesser Known Cultural Sites in Albania”.
“Shqipëria e qytezave të vogla” realizohet në bashkëpunim me IOM (Organizata Ndërkombëtare e Migrantëve) dhe AICS (Agjensia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim).
Në projektin e implementuar në Përmet morën pjesë studentë të programit të studimit të Arkitekturës #UKZKM.
Ky cikël takimesh vjen si iniciativë e Fakultetit të Shkencave të Aplikuara, UKZKM.
Veprimtaria do të mbahet në orën 17.00, pranë Aula Magna Të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë, Tiranë.