Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara dhe në kuadrin e projektit “Arsimi i Lartë gjithëpërfshirës në Ballkanin perëndimor”, i bashkëfinancuar nga programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian, organizon ditën e premte datë 3 Dhjetor 2021, në orën 15:30, në Sallën B107 dhe në Google Meet (meet.google.com/efi-nuyt-oqg), Seminarin Ndërdisiplinor “Aftësitë e kufizuara të dukshme dhe të padukshme: një sfidë për Arsimin e Lartë.
Relatorë:
Znj. Florida Kalemi
Kordinatore programi, Fondacioni Shqiptar për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara (FSHDPAK).
Znj. Laura Yzeiraj
Zyra e Projekteve Formuesu dhe kërkimore, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Prof. Antonio Lauria
Fakulteti i shkencave të Aplikuara, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”
Kordinator shkencor në Njësinë e Kërkimit “Florence Accessibility Lab”, në Universitetin e Firences.
Znj. Alketa Çoku
Zyra e Këshillimit, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Moderator:
Prof. Bruno Zappacosta
I deleguar i Rektorit për iniciativat kulturore në mbështetje të aktiviteteve instituzionale dhe të territorit.
Ju mirëpresim!