Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” organizon më 18 Korrik 2019, ora 11.00, seminarin e titulluar: “Rolet patofiziologjike të sulfidit të hidrogjenit në sistemin kardivaskular. Njohuri për terapitë e reja farmakologjike”.
Do të referojnë mbi temën Prof. Vincenzo Calderone nga Departamenti i Farmacisë, Universiteti i Pisas.
Pjesëmarrja është e hapur për studentë, profesionistë të fushave të ndryshme, brenda dhe jashtë kampusit universitar. Në përfundim janë parashikuar ndërhyrje apo pyetje nga pjesëmarrësit.
Veprimtaria do të zhvillohet tek Salla B104.