Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" dhe Komisioni Kombëtar për Edukimin Katolik organizojnë të martën 19 tetor 2021, në orën 09.30, konferencën me titull: "Pakti edukativ global dhe misioni i Universitetit".
Iniciativa do të përshëndetet nga At Jerome Ndo Mih, President i Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë; Prof. Bruno Giardina, Rektor i Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë"; Mons. George Frendo, Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrës; Mons. Luigi Bonazzi, Nunci Apostolik; Z. Oltion Rrumbullaku, Zëvendës Ministër i Arsimit dhe Z. Andi Seferi, Nënkryetar i Bashkisë së Tiranës.
Në konferencë do të diskutojnë:
- Sh.T. Mons.Vincenzo Zani, Sekretar i Kongregatës për Edukimin Katolik;
- Sh.T. Mons. Angelo Massafra, Kryetar i Konferencës Ipeshkvore Shqiptare, Arqipeshkëv i Shkodër-Pultit;
- Mt. Teuta Buka, Koordinatore e Komisionit Kombëtar për Edukimin Katolik;
- PhD. Blerta Bodinaku dhe Dr. Skerdi Zahaj, Departamenti i Pedagogjisë dhe Psikologjisë, Universiteti i Tiranës.
Në tryezën e rrumbullakët të moderuar nga Rektori i Universitetit, Prof. Bruno Giardina dhe Prof. Ardian Ndreca do të marrin pjesë:
Prof. Giovanni Arcudi, Dekan i Fakultetit të Mjekësisë, UKZKM;
Prof. Arben Gjata, Rektor i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë;
PhD. Bernard Caruana O.P. Anëtar i CRISU, UKZKM;
Prof. Antonio Lauria, Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Anëtar i CRISU, UKZKM.
Veprimtaria do të zhvillohet tek Aula Magna pranë Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" në Tiranë.