Më datë 28 maj 2024, ora 16.30, në sallën B101 të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” do të mbahet seminari ndërdisiplinor me temë “Roli i shkencave mjekoligjore në zgjidhjen e çështjeve penale”.
“Seminaret ndërdisiplinore të të mërkurave” janë një nismë e Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë.
Relatorë:
Prof. Emiliano Giardina, Universiteti i Romës "Tor Vergata"
Prof. Giovanni Arcudi, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Moderator: Prof. Bruno Zappacosta, Dekan i Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Ju presim!