Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në kuadër të “Ditës Botërore kundër Defekteve të Lindjes” organizon Seminarin online “Ndikimi ekonomik dhe analiza e kosto-përfitimit në parandalimin e sëmundjeve të lindura: rasti i spina bifida" më datë 24 mars 2021, ora 16:30, në platformën Google Meet meet.google.com/wiv-rtrc-nvw
Seminari është një iniciativë e Departamentit për Vlerësimin Kimik-Toksikologjik dhe Farmakologjik të Barnave të Fakultetit të Farmacisë, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Do të referojë Prof. Giorgio L. Colombo i Departamentit të Shkencave Farmaceutike, Universiteti i Pavias dhe Drejtor Shkencor i CEFAT (Qendra e Ekonomisë dhe Vlerësimit të Barnave dhe të Teknologjive Shëndetësore).
Ju mirëpresim!