![]()
Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” mirëpret maturantët e kryeqytetit në takime informuese mbi programet e studimit: Mjekësi, Odontoiatri dhe Proteza Dentare, Fizioterapi, Infermieristikë, Farmaci, Ekonomi dhe Arkitekturë. Takimet do të mbahen pranë Qendrës Rinore të Tiranës, nga data 18 deri më 22 shkurt 2020.