×

Si të ndihmojme planetin - Ekspozitë pikture(frymëzuese)

Data
Fillon në
Mbaron në
Adresa
Unizkm

Ekspozita Laudato Si’, propozuar në kuadër të Ditës Botërore të Tokës (22 Prill), do të ekspozohet në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në datat 12-28 Prill për të tërhequr vemëndjen e qytetarëve dhe institucioneve drejt krizës aktuale klimatike, sociale dhe ambientale.

Shoqëria civile dhe shkolla bashkëpunojnë për të vendosur politikën, ekonominë, financën dhe të gjithë ne përballë përgjegjësive serioze të gjithsecilit.

Ekspozita shumëngjyrëshe Laudato Si’, e realizuar në bazë të stilit të artistëve më të mëdhenj e të njohur të lëvizjes Pop Art, është e përbërë nga 20 vepra të pikturuara me dorë nga Luigi Belicchi, grafist dhe piktor, secila prej tyre me një titull në stilin komik . Çdo vepër e ekspozitës është e shoqëruar nga një slogan i krijuar me ironi dhe shije për lojën nga Don Armando Cattaneo, prift i dioqezës së Milanos dhe kurator i mostrës.

Hap tapën Laudato Si’ dhe provo shijen e krijimit!

Ju presim të shumtë nga 12-28 Prill 2023, në Casa Rossa të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” nga ora 9:00-17:00.

Na ndiqni