×

16 janar 2025, zgjedhim Të Drejtin e vitit!

Data
Fillon në
Mbaron në
Adresa
Unizkm

Në datën 16 janar 2025 nga ora 8:00 e mëngjesit deri në orën 18:00 të mbrëmjes në Kampusin Universitar dhe Spitalor “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe në Poliambulancën “At Luigji Monti” në Rrugën e Kavajës në Tiranë do të zhvillohet për herë të parë një votim i fshehtë dhe gjithëpërfshirës për të  zgjedhur “Të Drejtin e viti 2025”. Emri i personit më të votuar do të vendoset në datë 6 Mars 2025 në një nga gurët e dedikuar të “Kopshtit të të Drejtëve” që ndodhet në oborrin e Kampusit Universitar ZKM. “Kopshti i të Drejtëve” u çel për herë të parë në Shqipëri një vit më parë si inisiativë e Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë dhe çdo 6 Mars që është Dita Ndërkombëtare e të Drejtëve, e përcaktuar si e tillë nga Parlamenti Evropian, shpallet një emër i ri.


Në datën 16 janar 2025 nga ora 8:00 e mëngjesit deri në orën 18:00 të mbrëmjes në Kampusin Universitar dhe Spitalor “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe në Poliambulancën “At Luigji Monti” në Rrugën e Kavajës në Tiranë do të zhvillohet për herë të parë një votim i fshehtë dhe gjithëpërfshirës për të  zgjedhur “Të Drejtin e viti 2025”. Emri i personit më të votuar do të vendoset në datë 6 Mars 2025 në një nga gurët e dedikuar të “Kopshtit të të Drejtëve” që ndodhet në oborrin e Kampusit Universitar ZKM. “Kopshti i të Drejtëve” u çel për herë të parë në Shqipëri një vit më parë si inisiativë e Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë dhe çdo 6 Mars që është Dita Ndërkombëtare e të Drejtëve, e përcaktuar si e tillë nga Parlamenti Evropian, shpallet një emër i ri.   Këtë vit janë propozuar 5 kandidatura nga të cilat do të përzgjidhet një prej tyre. Emri fitues do të dalë nga votimi i fshehtë që organizohet në 16 janar 2025.
Gjithkush që në këtë datë do të jetë në Universitetin dhe Spitalin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë,  në Poliambulancën e Rrugës së Kavajës apo në sallat e kampusit universitar është i ftuar të shprehë me votë vendimin e tij se cili duhet të jetë “I Drejti” i vitit 2025. Ky proces do të kryhet në katër qendra votimi që do të vendosen në Casa Rosa, në godinën e Spitalit Katolik, në Poliambulancën At Luigji Monti dhe në godinën qëndrore të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Deri në datën 16 janar 2025 do të shpërndahen fletët informuese për jetën dhe veprën e 5 kandidatëve. Ndërsa fletët e votimit do të jenë në dispozicion të votuesve në datën 16 Janar, në të katër qendrat e improvizuara të votimit siç shpjegohet më lart. Mjafton të shënoni në një nga kutizat e fletës së votimit shenjën përzgjedhëse për kandidatin që mendoni dhe angazhimi juaj në pak minuta është i kryer. Kopshtet e të Drejtëve u krijuan për të nderuar gratë dhe burrat që përballë ngjarjeve të mëdha morën përgjegjësinë personale për të mbrojtur dinjitetin njerëzor dhe për t’u ardhur në ndihmë viktimave apo të pambrojturve.

Kopshtet kanë detyrën t’i paraqesin si shembull opinionit publik ata persona që edhe duke rrezikuar jetën e vet kanë dalë kundër vështirësive dhe kanë ruajtur vlerat njerëzore përballë ligjeve të padrejta apo indiferencës së shoqërisë. Kopshti i të Drejtëve u ndërtua në mars të vitit 2024 në Kampusin Universitar “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe është i pari këtij lloji në Shqipëri. Në hapësirën e tij janë vendosur  gurë dekorativë tek të cilët gdhendet emri i Të Drejtit, duke treguar kështu bukurinë e përhershme të shembullit të këtyre njerëzve. Përmes kësaj iniciative Fondacioni Zoja e Këshillit të Mirë synon të promovojë mes studentëve, punonjësve dhe të ftuarve dimensionin shpirtëror të jetës, qytetarinë aktive dhe ndjeshmërinë ndaj të mirës së përbashkët.

Cilët janë kandidatët për vitin 2025?
Anëtarët e “Trëndafilit të Bardhë” ishin studentë të rinj katolikë, protestantë dhe ortodoksë në të njëzetat e tyre. Atyre iu bashkua profesori universitar Kurt Huber. Në foto shihni Hans Scholl, motrën e tij Sophie dhe Christoph Probst. Pjesë e grupit ishin edhe Alexander Schmorell dhe Ëilli Graf. Së bashku ata organizuan një sistem klandestin përmes të cilit përpiqeshin të sabotonin rregjimin e Hitlerit. Në veçanti ata iu përkushtuan shtypjes dhe shpërndarjes së fletëpalosjeve përmes të cilave nxisnin bashkatdhetarët e tyre që në emër të lirisë dhe vëllazërisë mes popujve të rebeloheshin dhe t’i rezistonin nacional-socializmit. Pas publikimit të fletëpalosjes së parë të qershorit 1942 pati dhe pesë të tjera, deri më 18 shkurt 1943. Vëllezërit Scholl u zbuluan dhe arrestuan në Universitetin e Mynihut. Më pas edhe anëtarët e tjerë u arrestuan nga Gestapo, u gjykuan dhe u dënuan me prerje koke. Para ekzekutimit Sophie tha: “Një ditë kaq e bukur me diell dhe unë duhet të iki...Nuk ka rëndësi nëse vdesim nëse veprimet tona kanë shërbyer për të shkundur dhe zgjuar ndërgjegjen.”

Cicely (1918-2005) vjen nga një familjeje e pasur,  por jo e nivelit të lartë, e cila la studimet e ekonomisë për t’u bërë infermiere. Ajo krijoi në vitin 1967 bujtinën e parë moderne dhe shpiku kujdesin paliativ duke revolucionarizuar në këtë mënyrë historinë e mjekësisë dhe kujdesit shëndetësor. Bujtina e kujdesit të posaçëm është një vend në të cilin pacienti terminal jeton me dinjitet, pavarësisht vështirësive. Edhe kur sëmundja është e pashërueshme trajtimi vazhdon, vuajtjet mund të qetësohen dhe gjendjes shpirtërore të tij i kushtohet e njëjta vëmendje si ajo që i kushtohet trupit. Në bujtinë nuk shërohesh, por nuk je kurrë vetëm. Në vitin 1981 ajo mori çmimin “Templeton” dhe ende sot Organizata Botërore e Shëndetësisë i njeh përpjekjet e saj si standarde themelore të kujdesit shëndetësor. Jeta e saj shpirtërore e bëri atë të konvertohej nga ateiste në të krishterë në Kishën Ungjillore. Ajo thoshte:- Mjeku dhe personeli duhet të rrezikojnë gjithçka, duke ndarë së bashku me pacientët humanitetin, duke kërkuar kuptimin e jetës dhe duke ecur së bashku drejt shpresës dhe përtej shpresës”.

Ibrahim Rugova, ish- President i Republikës së Kosovës (1944-2006). Ai u zgjodh kryetar i Partisë “Lidhja Demokratike e Kosovës” (LDK) në vitin 1989. Me përpjekjet e tij iu kushtua arritjes së pavarësisë së Kosovës në mënyrë paqësore, duke krijuar një lloj “qeverie në hije” të krahinës që para viteve ‘90 ishte pjesë e Federatës Jugosllave. Administrimi I Kosovës në këtë periudhë siguroi ngritjen e shkollave dhe spitaleve, të cilat u mbështetën tek kontributi i shqiptarëve që jetonin jashtë territorit. Rugova mbështeti rrugën paqësore edhe për të ndalur gjakmarrjen, një zakon shoqëror të rrënjosur thellë në këtë shoqëri. Pas vetëshpalljes së Kosovës Republikë në vitin 1992 nëpërmjet referendumit, Rugova u bë president i saj i parë. Gjatë luftës së viteve 1998-1999 për çlirimin e Kosovës ai ishte një pikë e rëndësishme referimi politik dhe ndërkombëtar edhe për qeveritë perëndimore. Rezistenca me durim dhe përkushtim paqësor ndaj regjimit serb të Sllobodan Millosheviçit e frymëzoi veprimtarinë e tij politike gjatë gjithë krizës së vështirë kosovare, të fundviteve ’90 dhe mesit të viteve 2000. Për këto arsye ai u quajt si “Gandi kosovar”. Ai ndërroi jetë në janar të vitit 2006.

Adriano Olivetti lindi në vitin 1901 në një familje hebreje. Pasi u diplomua për kimi industriale ai punoi në kompaninë e babait të tij. Olivetti zgjodhi të punonte si të gjithë të tjerët në sipërmarrjen e familjes, për të kuptuar vështirësitë dhe nevojat e tyre. Kompania e cila prodhonte makina shkrimi dhe produkte mekanike u njoh në tregun ndërkombëtar, madje hodhi disa hapa drejt teknologjisë elektronike, duke prezantuar në vitin 1959 makinën e parë llogaritëse elektronike në treg, të cilësuar si ‘gjyshin’ e kompjuterit. Pasi u bë president i kompanisë Adriano shumëfishoi shërbimet dhe iniciativat për punonjësit dhe familjarët e tyre, duke përfshirë kujdesin shëndetësor,  sigurimet, çerdhet dhe kampet verore për fëmijë, komplekset  rezidenciale, bibliotekat dhe qendrat rekreative për familjet. Atmosfera e bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet drejtuesve dhe punëtorëve që mbizotëronte në fabrikat e tij ishte një element i rëndësishëm i suksesit të kompanisë. Adriano Olivetti nuk ishte vetëm sipërmarrës,por ishte gjithashtu planifikues urban, shkrimtar, botues dhe mbi të gjitha reformator social që fokusohej tek krijimi i komunitetit. Olivetti, i cili më vonë iu bashkua besimit katolik, i kujtonte vetes dhe ndonjëherë edhe punëtorëve të tij se duhet të kërkojnë më parë  Mbretërinë dhe drejtësinë e Zotit dhe të gjitha gjërat e tjera do t’ju jepen. Ai vdiq në vitin 1960.

Antonio Megalizzi lindi në vitin 1989 dhe u diplomua në Shkenca Komunikimi. Djaloshi ndoqi programin e Masterit në Studime Evropiane dhe Ndërkombëtare në Universitetin e Trentos, ndërsa në vitin 2015 ai ndoqi shkollën verore në Bruksel, e cila i hapi një dimension të ri të zhvillimit personal.  Antonio dalloi hendekun e komunikimit mes institucioneve evropiane dhe qytetarëve, ndaj krijoi programe gazetareske për të shpjeguar dhe afruar Bashkimin Evropian tek njerëzit. Ndërsa rritej profesionalisht si spiker dhe gazetar në radio, ai u bë pjesë e ekipit redaktues italian të formatit të radiove universitare evropiane ‘Europhonica’, për të zhvilluar një qytetërim evropian të ndërgjegjshëm. Në katër vite ai krijoi mbi 100 programe radiofonike në BE dhe trajnoi dhjetra të rinj, duke bërë pjesë të programit edhe eurodeputetët e Parlamentit Evropian. Antonio u vra në moshën 29 vjeçare në sulmin terrorist të 11 dhjetorit 2018 në Strasburg, në zemër të Bashkimit Evropian. Në emër të tij u krijua Fondacioni ‘Antonio Megalizzi’, me synimin për të promovuar, koordinuar, organizuar dhe mbështetur iniciativat dhe ngjarjet që çojnë përpara ëndrrën evropiane të Antonios. Miqtë e tij tregojnë se Antonio kishte një det ëndrrash dhe vendosmëri për t’i realizuar të gjitha ato. Antonio ishte empatia, aftësia për të kuptuar vuajtjet e të tjerëve. Ai ishte burim frymëzimi sepse këmbëngulte për të përfunduar punën e tij me përulësi dhe pa u lëkundur. Ai rrezatonte, siç kujtojnë miqtë e tij, forcën për të kërkuar gjithmonë maksimumin nga vetja”.


Na ndiqni