Workshopi Ndërkombëtar “Emigrimi i punonjësve shëndetësorë nga Ballkani Perëndimor dhe vendet e EQL” do të mbahet në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, më 16 dhjetor 2023 nga ora 9:00 deri në orën 5:00. pm. Workshopi organizohet nga Qendra për Studime Ekonomike dhe Sociale (CESS) në bashkëpunim me Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" dhe mbështetet financiarisht nga Iniciativa e Evropës Qendrore (CEI).
Workshopi Ndërkombëtar synon të sjellë së bashku studiues dhe politikëbërës nga Ballkani Perëndimor në mënyrë që të krijojë një forum për shkëmbimin e njohurive dhe diskutimin e çështjeve të fokusuara në kërkimin dhe politikat e migracionit. Për më tepër, ai synon të sfidojë modelet dhe diskurset ekzistuese të migrimit të punonjësve shëndetësorë, të adresojë sfidat aktuale të politikave dhe të ofrojë zgjidhje për shfrytëzim më të mirë të lëvizshmërisë njerëzore.