×

24th European Congress of Internal Medicine, Vienna

Bianka Hoxha, PhD, pedagoge dhe anëtare e Departamentit të Teknologjive Kimiko-Farmaceutike dhe Biomolekulare në Fakultetin e Farmacisë, pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, mori pjesë në Konferencën e 24 Evropiane të Mjekësisë së Brendshme, të mbajtur në Vjenë nga data 25 deri më 28 mars 2026.


Bianka Hoxha, PhD, pedagoge dhe anëtare e Departamentit të Teknologjive Kimiko-Farmaceutike dhe Biomolekulare në Fakultetin e Farmacisë, pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, mori pjesë në Konferencën e 24 Evropiane të Mjekësisë së Brendshme, të mbajtur në Vjenë nga data 25 deri më 28 mars 2026. Ajo prezantoi një poster shkencor me fokus në eksplorimin e strategjive të reja nutraceutike. Punimi analizon lidhjet ndërmjet ekuilibrit të mikrobiomës intestinale, funksionit mitokondrial dhe proceseve redox, me qëllim identifikimin e qasjeve inovative për të mbështetur shëndetin metabolik.

Pjesëmarrja e saj në këtë konferencë u mbështet nga Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, duke konfirmuar angazhimin e tij në promovimin e kërkimit shkencor dhe të ekselencës akademike.


Na ndiqni