×

Dita 53-të Botërore e Paqes në UKZKM

Aktiviteti më i rëndësishëm i çdo fillim viti në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” është konferenca e organizuar në bashkëpunim me Nunciaturën Apostolike për të bashkëndarë mesazhin e Atit të Shenjtë për Ditën Botërore të Paqes. Takimi u mbajt në dt. 30 janar 2020 dhe i ftuar nderi ishte Presidenti i Republikës Sh.T. Ilir Meta.

Presidenti i Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë dhe promotor i këtij eventi, Atë Daniele Bertoldi u uroi mirëseardhjen të ftuarve.

Mesazhi i këtij viti i Papa Françeskut “Paqja si ecje shprese: Dialog, pajtim dhe kthim ekologjik”, u trajtua në fjalimin e Rektorit të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Prof. Bruno Giardina dhe Nuncit Apostolik Sh.T. Imzot Charles John Brown. Ndërsa Dom Marian Gega (Arqidioqeza Shkodër – Pult), shtjelloi më gjerësisht këtë mesazh të Papa Françeskut.

Drejtori i Qendrës Europiane të Shkencës për Paqe, Integrim dhe Bashkëpunim (CESPIC), pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Prof Raul Caruso në përmbyllje të eventit paraqiti aktivitetet e CESPIC.

Dita Botërore e Paqes, themeluar nga Papa Paolo VI, është mbajtur për herë të parë në 1 janar të vitit 1967.

Na ndiqni