Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” ka arritur suksesin e radhës me Riakreditimin e programeve të studimit të ciklit I, II, III me një vlerësim të shkëlqyer. Kjo arritje është dëshmi konkrete e përkushtimit të Universitetit tonë për të ofruar arsimim në nivel ekselence.
Falë përkushtimit të pedagogëve, stafit dhe studentëve tanë, kemi arritur të përmbushim standardet e cilësisë duke treguar vlefshmërinë dhe cilësinë e programeve tona të studimit.
Kjo arritje e rëndësishme përforcon besueshmërinë tonë si një institucion lider në arsimin e lartë dhe na motivon më tej për të ndjekur përsosmërinë në çdo aspekt të arsimit që ofrojmë.
Ndihemi krenarë që mund t'u ofrojmë studentëve tanë arsimim të nivelit evropian dhe që jemi një universitet referencë në arsimin e lartë shqiptar.