×

Alumni UKZKM, në frontin e luftës ndaj coronavirus

Dr. Jozel Hila dhe Dr. Erlinda Ndoja janë dy ish-studentë të Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", të cilët në këtë periudhë të vështirë që po kalon vendi ynë dhe e gjithë bota mbarë, po punojnë çdo ditë për t'u ardhur në ndihmë qytetarëve.


Dr. Jozel Hila dhe Dr. Erlinda Ndoja janë dy ish-studentë të Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", të cilët në këtë periudhë të vështirë që po kalon vendi ynë dhe e gjithë bota mbarë, po punojnë çdo ditë për t'u ardhur në ndihmë qytetarëve. Njohuritë e marra në auditoret e Universitetit, ata po i ushtrojnë dhe ia dedikojnë kujdesit shëndetësor dhe kurave mjeksore për qytetarët e prekur nga COVID-19.

Dr. Jozel Hila është i angazhuar në një prej strukturave shëndetësore privat në Crotone të Italisë, për të cilën ka marrë edhe vlerësime nga autoritet italiane.

Dr. Erlinda Ndoja sot punon si drejtuese e Qendrës Shëndetësore Shllak dhe mjeke urgjence në Qendrën Shëndetësore Vau i Dejës.

Krenarë për ish-studentët tanë, falenderojmë Erlindën dhe Jozelin për angazhimin e tyre dhe i urojmë shëndet dhe punë të mbarë!

      

   

Na ndiqni