Mirëpritëm në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” ambasadorin e ri të Italisë në Tiranë, Sh.T. Z. Fabrizio Bucci, në kuadër të konferencës së titulluar “Paqja si ecje shprese: Dialog, pajtim dhe kthim ekologjik”.
Në aktivitetin e organizuar për të përcjellë Mesazhin e Paqes së Papë Françeskut, Sh.T.Z. Fabrizio Bucci u prit nga Atë Daniele Bertoldi, President i Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë dhe Prof. Bruno Giardina, Rektor i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Ambasada Italiane dhe Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” bashkëpunojnë gjerësisht përmes projekteve dhe iniciativave të përbashkëta.