Federata Universale e Paqes është krenare të japë titullin si Ambasadore për Paqen Znj. Enkeleda Gjini, Koordinatore në Programin e Studimit Infermieri, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Federata Universale e Paqes njeh si Ambasadorë të Paqes ata individë, jetët e të cilëve ilustrojnë idealin e të jetuarit për të mirën e të tjerëve dhe që angazhohen në praktika që promovojnë vlerat morale universale, jetën familjare të fortë, bashkëpunimin ndërfetar, harmoninë ndërkombëtare, rinovimin e Kombeve të Bashkuara, media publike përgjegjëse dhe krijimin e një kulture paqeje. Duke kapërcyer barrierat racore, kombëtare dhe fetare, Ambasadorët e Paqes kontribuojnë në realizimin e shpresës së të gjitha epokave, një botë të unifikuar paqeje në të cilën dimensionet shpirtërore dhe materiale të jetës janë të harmonizuara.