×

Aplikime klinike të spektrometrisë e masës

Fakulteti i Farmacisë organizon seminarin me titull "Aplikimet klinike të spektrometrisë së masës" më 16 qershor në orën 14:00. Seminari, që mund ta ndiqni përmes platformës Google Meet, do të mbahet nga Prof. Silvia Persichilli e Universitetit Katolik “Sacro Cuore”, Fondacioni Spitalor Universitar “Agostino Gemelli” i Romës.


Fakulteti i Farmacisë organizon seminarin me titull "Aplikimet klinike të spektrometrisë së masës" më 16 qershor në orën 14:00. Seminari, që mund ta ndiqni përmes platformës Google Meet, do të mbahet nga Prof. Silvia Persichilli e Universitetit Katolik “Sacro Cuore”, Fondacioni Spitalor Universitar “Agostino Gemelli” i Romës.

Aktiviteti është një iniciativë e Prof. Bruno Zappacosta, Shef i Departamentit të "Vlerësimit Kimik-Toksikologjik dhe Farmakologjik të Barnave" të Fakultetit të Farmacisë.

Çfarë është spektrometria e masës?

Spektrometria e masës, veçanërisht e lidhur me kromatografinë e lëngët me performancë të lartë (HPLC-MS/MS) ka fituar popullaritet në 20 vitet e fundit jo vetëm për qëllime kërkimore, por edhe për një gamë të gjerë aplikimesh në fushën kimiko-klinike.

E veçanta e spektrometrisë së masës në krahasim me teknikat e tjera është fakti se është mjaft specifike, ka një gamë të gjerë të zbatueshmërisë që nga molekulat e vogla e deri tek ato të mëdhat, krijon mundësinë që përmes kryerjes së një analize të evidentohen disa parametra njëkohësisht dhe mundëson aplikimin e metodave të ndryshme brenda një kohe relativisht të shkurtër.

Aktualisht HPLC-LC-MS/MS gjen aplikime kryesore në vlerësimin e kontrollit mjekësor neonatal, në fushën e farmakologjisë për analizën e imunosupresantëve dhe në fushën e mjekësisë ligjore në identifikimin e llojit të drogës, por studime të shumta nxjerrin në pah potencialin e zhvillimit eksponencial në fushën kimiko-klinike.

Teknika bazohet në përcaktimin sasior të molekulave në bazë të masës së tyre molekulare, ose më saktë në bazë të raportit masë/ngarkesë (që për molekulat e vogla përkon me masën molekulare) dhe në bazë të mënyrës së tyre specifike të fragmentimit pas kontaktit me gazin.

Sidoqoftë, metodat e spektrometrisë së masës nuk përbëjnë një garanci absolute për selektivitetin dhe saktësinë nëse në bazë të procesit nuk bëhet një vlerësim rigoroz i vetë metodës.

Programet e kontrollit të jashtëm të cilësisë tregojnë sesi në disa raste shumëllojshmëria e metodave në spektrometrinë e masës është e krahasueshme me metodat imunometrike.

Ndër faktorët që më së shumti kufizojnë përhapjen e spektrometrisë së masës në laboratorët klinikë, harmonizimi (në protokollet e vlefshmërisë, në materialet e çertifikuara, në intervalet e referencës) dhe automatizimi janë elementët mbi të cilët duhet të adresohen të gjitha përpjekjet.


Na ndiqni