Dhjetra maturantë nga Tirana, Durresi, Elbasani, Fieri, Korça e Shkodra erdhën sot në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mire" për të çelur një portë fantastike të jetës së tyre. Maturantët iu përgjigjën ftesës tonë në rrjetet sociale për t'u bërë arkitektët e rinj të një dite të plotë studimi.
Të ndihmuar nga pedagogët tanë, koordinatorët dhe arkitektët ekselentë të Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mire", maturantët provuan në tryezat e punës të projektojnë, të qëmtojnë projekte të vërteta, të provojnë veten në hapat e parë të llogaritjes së volumeve të ndërtimit, duke krijuar projektin e tyre të parë.
Çfarë dite fantastike! Për ne që ju presim në Tetor kur të nisë viti i ri akademik dhe për ju të dashur maturantë që trokitjen e jetës e bëtë në portën tonë.
Suksese! Pas kësaj eksperience që provuat duke u bërë arkitekt për një ditë, kohë edhe më të sigurta do të vijnë për formimin tuaj profesional.