Universiteti Katolik ZKM shpall thirrjen për një vend të lirë pune në pozicionin e Koordinatorit didaktik në Fakultetin e Mjekësisë. Kohëzgjatja e kontratës do të jetë një vit, pas kalimit të një periudhe prove prej tre muajsh. Angazhimi në punë është me kohë të plotë duke filluar nga data e nënshkrimit të kontratës.