×

Biblioteka

Biblioteka e Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” pasurohet dhe rritet çdo ditë përmes aktiviteteve dhe nismave frytdhënëse, si në rastin e nismave vullnetare, nga vetë studentët.


Biblioteka e Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” pasurohet dhe rritet çdo ditë përmes aktiviteteve dhe nismave frytdhënëse, si në rastin e nismave vullnetare, nga vetë studentët. Falë disponibilitetit të tyre, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë, ata vlejnë si autoriteti, besimi dhe garancia e bibliotekës, në mungesë të personelit bibliotekar.

Në mbështetje të motos “Nëse qëndrojnë të mbyllura, bibliotekat nuk e përmbushin misionin e tyre për studim të pandërprerë”, lindi ideja që biblioteka të qëndrojë e hapur edhe gjatë ditëve, kur personeli nuk është i pranishëm.

Falë propozimit të studentit të Mjekësisë dhe ish studentit të Farmacisë Fatjon Shqerra, si dhe mbështëtjes së pakursyer të Presidentit të Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë Atë Daniele Bertoldi, çdo të shtunë, të dielë apo gjatë festave zyrtare, duke përjashtuar festat fetare, ky grup ka menaxhuar mbarëvajtjen e sallës së leximit, me një devotshmëri admiruese. Pjesë e këtij grupi mund të jetë kushdo, që bashkëndan orët e gjata të studimit në bibliotekë, duke e konsideruar atë shtëpinë e dytë, nga ku do të marrin dijen dhe përgatitjen e duhur për të shtegtuar drejt horizonteve të reja.


Na ndiqni