×

Biljana Jaiçar - Farmacia UKZKM

Studimi në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” është një bekim për mua, pasi ekziston një sinergji mes studentëve, dhe stafit akademik tepër të përgatitur, me standardet më të larta profesionale dhe edukative, disponibilitet, komunikim pozitiv, gjithashtu një ambient konkurrues dhe sfidues, me teknologji inovative mësimore.


Studimi në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” është një bekim për mua, pasi ekziston një sinergji mes studentëve, dhe stafit akademik tepër të përgatitur, me standardet më të larta profesionale dhe edukative, disponibilitet, komunikim pozitiv, gjithashtu një ambient konkurrues dhe sfidues, me teknologji inovative mësimore. Gjatë vitit 2019, zhvillova edhe një praktikë, pranë një farmacie në Bari, Itali. Dijet e perfituara gjatë viteve akademike në UKZKM, u vunë në zbatim dhe mora vlerësimet më të mira nga stafi i farmacisë, ku u testova në marrëdhënien pacient-farmacist, njohjen e medikamenteve si edhe mbi përgatitjet galenike. Gjatë kësaj periudhe po punoj për temën e diplomës, me relator Profesor Nunzio Denora dhe korrelatore Dr. Silvi Bozo, në lëndën e teknologjisë farmaceutike dhe socio-ekonomisë, me temë Nanoteknologjia, degë e shkencave të aplikuara në sistemet e Nanopartikulave, të cilat gjejnë aplikime në mjekësi, diagnostikim, dozim farmakologjik dhe inxhinierinë e indeve. Duke qenë diplomë e përbashkët me Universitetin e Barit, Itali, jam gati për tregun e punës kudo në Europë, pa patur kufizime. Dua të përfundoj mendimin tim, me dy parime shumë të vlefshme, që kam fituar nga eksperienca në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”: të besosh dhe të guxosh.


Na ndiqni