×

Bursa studimi për ekselencën V.A. 2018-2019

Fondacioni Zoja e Këshillit të Mirë jep mbi 168 mijë euro Bursa Studimi për vitin akademik 2018- 2019 për ekselencën e Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Gjithashtu akordon mbi 32 mijë euro Bursa Sociale për vitin akademik 2019-2020 në favor të studentëve me të ardhura të ulëta familjare.

Fondacioni jofitimprurës iu jep mbështetje të vazhdueshme studentëve të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe vlerëson çdo vit ekselencën e të gjithë Programeve të Studimit të Fakulteteve tona. Duke çmuar angazhimin në studime, për më të mirët jepen Bursat Studimi bazuar në rezultatet e arritura: sipas meritës dhe ndjekjes së rregullt të leksioneve.

Fondacioni Zoja e Këshillit të Mirë akordon gjithashtu bursa studimi për kategori dhe shtresa të ndryshme shoqërore. Ja përse një bursë studimi është financim i studimeve, dhe lëshohet për studentët e Dioqezave të ndryshme që nuk kanë mbështetje të mjaftueshme ekonomike familjare.

Dhënia e Bursave të Studimit është kthyer në një traditë që përkon me Festën e Fondacionit ZKM.

Në linkun e mëposhtëm do të gjeni renditjen e fituesëve të Bursave të Meritës për vitin akademik 2018-2019.

Na ndiqni