Sot është një ditë e bukur për gjithë stafin e UKZKM sepse kemi marrë shumë vlerësime e përgëzime në postën tonë zyrtare për organizimin e OPEN DAY.
Prindërit dhe të rinjtë u informuan në mënyrë shterruese për programet tona të studimit, u ndjenë si në shtëpi nga mikpritja jonë dhe jemi të sigurt se ata kanë bërë zjedhjen e duhur, duke e nisur vitin e ri akademik në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Ju mirëpresim! Mos harroni se deri në 30 Prill vazhdon të jetë në fuqi mesazhi ynë avantazhues për maturantët e interesuar në degët e Infermierisë, Arkitekturës, Ekonomi, Farmaci dhe Fizioterapi.