Në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” u diplomuan studentët e programit të studimit në Odontoiatri dhe Proteza Dentare.
Pas një cikli disa vjeçar studimesh të rinjtë mbyllën me sukses një nga etapat më të rëndësishme të jetës së tyre. Prindër, miq, të ftuar të shumtë mbushën “Aula Magna” duke dëgjuar me solemnitet përgatitjen e studentëve që nga nesër do të jenë profesionistët e diplomuar sipas standardeve më të larta evropiane.
Kjo është një ditë e paharrueshme për të gjithë ne, për trupën e pedagogëve të shkëlqyer që ndoqën me rigorizitet dhe vlerësuan me meritë rrugëtimin profesional të studentëve tanë.
Jepini vetes mundësinë që të jeni profesionistët e të ardhmes.