×

Çmimi i Paqes 2026 – Nismë për Paqe dhe Bashkëpunim në Shqipëri

Qendra Europiane e Shkencës për Paqe, Integrim dhe Bashkëpunim organizon për herë të parë në Shqipëri nismën Çmimi i Paqes, një ngjarje që mbështetet në mënyrë domethënëse nga Fondacioni Zoja e Këshillit të Mirë.


Qendra Europiane e Shkencës për Paqe, Integrim dhe Bashkëpunim organizon për herë të parë në Shqipëri nismën Çmimi i Paqes, një ngjarje që mbështetet në mënyrë domethënëse nga Fondacioni Zoja e Këshillit të Mirë. Eventi do të mbahet më 11 mars 2026 prej orës 10.00 të mëngjesit në Aula Magna në Universitetin Katolik të Tiranës në bashkëpunim edhe me Osservatorio Balcani Caucaso Transeuropa/ Centre for International Cooperation (OBCT/CCI). Çmimi i Paqes u kushtohet individëve dhe organizatave që janë dalluar për përkushtimin e tyre ndaj paqes me fokus të veçantë në rajonin e Ballkanit. Ideja për dhënien e një Çmimi Paqeje u konkretizua që në maj të vitit 2025 kur u prezantua zyrtarisht nisma e mbështetur nga FZKM dhe e koordinuar nga Qendra Evropiane për Studimet e Paqes, Integrimit dhe Bashkëpunimit (CESPIC). Një juri ndërkombëtare e përbërë nga ekspertë të njohur që vijnë nga vendet e Evropës Juglindore, Ballkani dhe Shqipëria kanë vlerësuar që këtë vit Çmimi i Paqes t’u jepet:

• Nihad Suljić, me motivacionin për angazhimin e tij të vazhdueshëm humanitar dhe kontributin e tij në paqen sociale

• Projektit "Libra të Përbashkët të Historisë" me motivacionin për rolin e tij afatgjatë edukativ në promovimin e mirëkuptimit dhe pajtimit të ndërsjelltë.

Mëngjesin e 11 marsit çmimi do të jepet në ceremoninë publike të rastit ku do të ketë të ftuar të shumtë. Sesioni ceremonial do të drejtohet nga Profesor Raul Caruso Drejtor i Qendrës CESPIC.

Po më 11 mars në orën 12:30 do të shpallim emrin e Të Drejtit 2026 që u zgjodh nga votimi demokratik i zhvilluar në Kampusin ZKM gjatë janarit. Më 11 mars 2026 do të shpallet edhe I Drejti i Kopshtit të ngjashëm me ne në Milano të Italisë.


Na ndiqni