Të dashur maturantë!
Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” shpall konkursin mbarëkombëtar në të cilin mund të merrni pjesë deri më datë 30 qershor 2023.
60 fitues në rang kombëtar do të përzgjidhen nga komisionet e vlerësimit për çdo program studimi.
Çdo fitues do të përfitojë 30% ulje mbi tarifën e studimit për vitin akademik 2023-2024.
- Infermieri: “Rizgjim i vlerave dhe humanizmit post-pandemi”
- Fizioterapi: “Tech Neck – cfarë problemesh shkakton përdorimi i tepërt i smartphoneve?”
- Farmaci: “Roli i farmacistit në parandalimin e sëmundjeve”
- Arkitekturë: “Shtëpia ime ideale”
- Ekonomi: “Efektet ekonomike, politike dhe sociale që shkakton lufta”
Për informacione lidhur me rregulloren e konkursit vizitoni www.unizkm.al ose telefono 042273290.
Ju mirëpresim!