×

Konkurs për Maturantët

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” shpall konkursin mbarëkombëtar në të cilin mund të merrni pjesë deri më datë 20 prill 2023. 60 fitues në rang kombëtar do të përzgjidhen nga komisionet e vlerësimit për çdo program studimi.


Të dashur maturantë!

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” shpall konkursin mbarëkombëtar në të cilin mund të merrni pjesë deri më datë 20 prill 2023. 60 fitues në rang kombëtar do të përzgjidhen nga komisionet e vlerësimit për çdo program studimi. Çdo fitues do të përfitojë 30% ulje mbi tarifën e studimit për vitin akademik 2023-2024.
Ju mund të merrni pjesë në konkurs duke paraqitur punimin tuaj mbi temën e dëshiruar për çdo program studimi në [email protected] :

 

Infermieri: “Rizgjim i vlerave dhe humanizmit post-pandemi”

Fizioterapi: “Tech Neck – cfarë problemesh shkakton përdorimi i tepërt i smartphoneve?”

Farmaci: Roli i farmacistit në parandalimin e sëmundjeve”

Arkitekturë: “Shtëpia ime ideale”

Ekonomi: “Efektet ekonomike, politike dhe sociale që shkakton lufta”

 

Për informacione lidhur me rregulloren e konkursit vizitoni www.unizkm.al ose telefono 042273290.

Ju mirëpresim!


Na ndiqni