Gjatë edicionit të parë të konferencës ndërkombëtare nanoBalkan (NB2023), organizuar nё datat 16 deri më 20 tetor 2023 në Tiranë, grupi i ri kërkimor ndërinstitucional i strukturuar pranë Fakultetit të Farmacisë, UCNSBC në bashkëpunim me rrjetin kërkimor NanoAlb, i koordinuar nga Prof. Asoc. Nunzio Denora dhe Asoc. Silvi Bozo prezantoi platformën kërkimore në “Advanced Drug Delivery Systems”.
Krijimi i këtij grupi kërkimor satelit, pjesë e NanoAlb dhe me kontributin e çmuar të Universitetit ''Aldo Moro'', përfaqëson një mundësi të madhe për zhvillimin e kërkimit shkencor, pjesëmarrjen në projekte ndërkombëtare, gjenerimin e fondeve për kërkime në këtë fushë dhe bashkëpunime tё ardhshme me qendra të tjera europiane dhe ndërkombëtare.