×

8 Dhjetori, UKZKM kontribut në Konferencën Shkencore të Universitetit të Tiranës

Instituti i Studimeve Evropiane, njësi ndërfakultetore e Universitetit të Tiranës organizon më 8 dhjetor 2020, Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Shqipëria në rrugën e integrimit evropian, 30 vjet drejt demokratizimit”.

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” do të përfaqësohet në këtë aktivitet të rëndësishëm me anë të Prof. Raul Caruso, Drejtor i CESPIC (Qendra Europiane e Shkencës për Paqe, Integrim dhe Bashkëpunim). Prof. Caruso do të referojë gjatë seancës së dytë të punimeve kushtuar strategjive të zhvillimit dhe zgjerimit të Bashkimit Evropian, përmes temës së titulluar “Integration in the light of the EU green new deal: sustainability as development path”.

Koncerenca zhvillohet 30 vite pas nisjes së lëvizjes studentore të 1990- ës, për rrëzimin e diktaturës dhe demokratizimin e Shqipërisë.

Na ndiqni