×

Konferenca “Energjia vjen nga qielli” me rastin e Ditës Botërore të Tokës

Fondacioni Zoja e Këshillit të Mirë ka ndërmarrë një proces të prodhimit të energjisë së qëndrueshme, duke ndërtuar në kompleksin universitar-spitalor në Tiranë një sistem fotovoltaik, i cili prodhon energji elektrike. Kjo është një përpjekje e rëndësishme ekonomike që ofrohet edhe si shembull estetik për të mbrojtur mjedisin. Të gjithë e njohin mesazhin e Atit të Shenjtë “Laudato Sì” të vitit 2015 që tani përfaqëson një manifest të praktikave të mira.

Në mesazhin e tij Papa Françesku shprehej se duhet të kujdesemi për shtëpinë tonë të përbashkët, pra Tokën, duke refuzuar mendimet e paarsyeshme që u kundërvihen njerëzve që ngrenë alarmin për përkeqësimin e kushteve klimatike.  Papa Françesku e përfundon letrën me deklaratën se “një qenie njerëzore që pretendon se zëvendëson Zotin bëhet rreziku më i madh për veten e tij”.

Nën këtë jehonë pozitive do të mbahet në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” konferenca me temë “Energjia vjen nga qielli”në datën 22 prill 2024 në orën 10:00 – 12:00, Aula B107 që përkon edhe me Ditën Botërore të Tokës.  

Aktiviteti do të sjellë reflektime aktuale nga panelistët, mes tyre edhe përfaqësues të nderuar të botës akademike, religjioze dhe të Administratës Publike të Shqipërisë.

Na ndiqni