×

Koordinatorët e Fakulteti të Mjekësisë

Koordinatorët e Fakulteti të Mjekësisë


Pranvera Dragusha është koordinatore didaktike e programit të studimit në Mjekësi në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë". Pranvera u diplomua me në Mjekësi dhe Kirurgji në 2010, në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë". Pranvera u kualifikua për profesionin e kirurgut në Universitetin e Romës "Tor Vergata", në vitin 2011. Në vitin 2015 u specializua në Mjekësi të Brendshme, në Spitalin Universitar "Nënë Tereza". Në vitin 2017 përfundoi doktoratën në ''Shëndet Publik, Diagnostifikimin Molekular të Sëmundjeve Infektive dhe Farmakovigjilencë'', në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë". Pranvera ka punuar si mjeke edhe në struktura spitalore jo publike dhe prej vitit 2015, është pedagoge e Mjekësisë së Brendshme dhe autore botimesh shkencore.

 

Bora Kërpi është koordinatore didaktike e programit të studimit në Mjekësi. Bora u diplomua në Odontoiatri dhe Proteza Dentare me notë maksimale në vitin 2014, në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë".

Bora mori të drejtën e ushtrimit të profesionit të Stomatologes në Nëntor 2014, në Universitetin e Romës “Tor Vergata”. Në vitin 2015, ajo përfundoi Masterin e nivelit II në Ortodonci, në Universitetin e Romës "Tor Vergata". Aktualisht po kryen specializimin në Ortodonci, në Universitetin e l'Aquila, Itali.

Bora është tutore e lëndës së “Prostetikës” në programin e studimit në Odontoiatri dhe Proteza Dentare, në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë". Profesioniste e lirë dhe autore botimesh shkencore, në nivel kombëtar.

 

Laura Keçi është koordinatore didaktike e programmi të studimit në Mjekësi. Ajo u diplomua në Mjekësi dhe Kirurgji më 25 Tetor 2018, në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë".

Laura mori kualifikimin si mjeke kirurge në 12 shkurt 2019, në Universitetin e Romës "Tor Vergata". Gjatë studimeve akademike ajo punoi si vullnetare, në departamentet e Kirurgjisë së Përgjithshme, Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, në struktura spitalore si Spitali Rajonal Durrës dhe Poliambulancën "Atë Luigji Monti", strukturë e Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë.

Profesioniste e lirë dhe autore botimesh shkencore kombëtare.

 

Prunela Poliçi është koordinatore didaktike e programmi të studimit në Odontoiatri dhe Proteza Dentare. Prunela u diplomua në Odontoiatri dhe Proteza Dentare me notë maksimale, në universitetin e Perugia-s, në Itali. Në vitin 2013 përfundoi studimet master të nivelit II në Ortodonci, në UKZKM. Në vitin 2019 përfundoi doktoratën në "Materiale për Shëndetin, Mjedis dhe Energji", në Universitetin e Romës "Tor Vergata".

Prej vitit akademik 2014-2015 është anëtare e Departamentit të Shkencave Mjekësore të Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", ku jep mësim në Programin e Integruar të Parimeve të Stomatologjisë.

Profesioniste e lirë dhe autore botimesh shkencore, në rang kombëtar dhe ndërkombëtar. Anëtare aktive e Shoqatës së Stomatologëve Shqiptarë.

 

Enkeleda Gjini është koordinatore e praktikave klinike në programin e studimit në Infermieri dhe kërkuese shkencore në Departamentin e Shkencave Biomjekësore, prej vitit 2017 në UKZKM. Enkeleda e nisi karrierën universitare në UKZKM, ku u diplomua në vitin 2008 në Infermieristikë, Fakulteti i Mjekësisë, dhe po aty përfundoi masterin e shkencave në "Infermieristikë dhe Obstetrikë", me notë maksimale.

Sapo u diplomua filloi karrierën e saj profesionale në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", si tutore e praktikave profesionale të studentëve të infermieristikës dhe si Përgjegjëse e Laboratorëve të Mjekësisë dhe të Odontoiatrisë.

Enkeleda është specializuar në "Simulim të Avancuar", në Strukturën Universitare Spitalore "San Martino" të Xhenovës, duke sjellë një realitet të ri, në Qendrën e Simulimit të UKZKM.

Në vitin 2018 filloi doktoratën në "Shkenca Infermieristike dhe Shëndet Publik", me temën “Roli i praktikës së vaksinimit në Shqipëri ndërmjet shëndetit publik dhe sigurisë në punë: njohuri, gjendja e vaksinimit, gjendja e sistemit imunitar dhe nevoja formuese për studentët universitarë në fushën e shëndetit", në Universitetin e Romës “Tor Vergata”.

 

Emanuela Prendi është koordinatore didaktike e programeve të studimit në Fizioterapi, Infermieristikë, Obstetrikë dhe Shkencat Rehabilituese të Profesioneve Sanitare. Emanuela e nisi karrierën e saj universitare në UKZKM, duke u diplomuar me nota maksimale në Fizioterapi dhe master në "Fizioterapi Pediatrike", në Universitetin e Firences - Spitali Pediatrik Meyer.

Emanuela vazhdoi studimet Master niveli II në "Shkenca Teknike të Sportit dhe Rehabilitimit”, në Spitalin Universitar Careggi, në Firence. Aktualisht, Emanuela po ndjek studimet doktorale në Shkenca Infermieristike dhe Shëndet Publik në Unviersitetin Tor Vergata, Romë.

Emanuela ka ushtruar profesionin prej vitit 2011, në struktura të ndryshme spitalore në Firence si

fizioterapiste, specialiste në rehabilitimin e dëmtimeve të shtyllës kurrizore tek fëmijët dhe të rriturit. Prej vitit 2015, ajo është pedagoge e lëndës Shkenca Infermieristike dhe Teknika Neuropsikiatrike dhe Rehabilituese, në UKZKM.

 

Florian Spada është koordinator praktikave klinike në programin e studimit në Fizioterapi, pranë Univervitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Floriani u diplomua në vitin 2012 në Fizioterapi, duke ndjekur edhe studimet master në "Shkencat e Rehabilitimit të Profesioneve Sanitare" në UKZKM, me notë maksimale.

Aktualisht ndjek doktoratën në "Shkenca Infermieristike dhe Shëndet Publik", në Universitetin e Romës "Tor Vergata". Floriani, menjëherë pas diplomimit, filloi përvojën e tij si asistent mjek në një agjenci sigurimesh, si dhe në disa spitale dhe poliklinika në Tiranë.

Floriani është tutor i praktikave profesionale të studentëve dhe gjithashtu fizioterapist, në Qendrën e Rehabilitimit dhe Mjekësisë Sportive. Gjithashtu ai është anëtar i "Departamentit të Shkencave Biomjekësore" në UKZKM.

 

Albana Tole është përgjegjëse e Zyrës së Koordinimit të Shkollave të Specializimit dhe Programeve të Studimit të Ciklit III në Fakultetin e Mjekësisë, pranë UKZKM. Albana ka ndjekur studimet e saj universitare në Universitetin Katolik Sacro Cuore në Milano, studimet pasuniversitare në Universitetin e Zvicrës Italiane dhe doktoraturën në Universitetin e Romës "Tor Vergata". Përvoja e saj akademike filloi si lektore në Universitetin e Tiranës, dhe më pas vazhdoi bashkëpunimin me Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë". Prej vitit akademik 2014-2015, ajo është anëtare e Qendrës Kërkimore për Ekonominë e Vendeve në Tranzicion, në Fakultetin e Ekonomisë. Programet e Ciklit III janë pjesë e studimeve pasuniversitare, të cilat synojnë të ofrojnë një specializim tejet të kualifikuar, për forcimin e themeleve shkencore, përmes mbështetjes për fushat kërkimore, me objektiva specifikë.

Na ndiqni