×

Koordinatore e Fakultetit të Arkitekturës

Koordinatore e Fakultetit të Arkitekturës


Klenisa Galica është koordinatore didaktike në programin e studimit Master Shkencor në Arkitekturë, pranë Fakultetit të Shkencave të Aplikuara, Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë". Programi Master zhvillohet në bashkëpunim me Universitetin e Studimeve të Firences në Itali. Klenisa është edhe anëtare e Departamentit të Arkitekturës në Universitetin Katolik ZKM.

Klenisa, aktualisht ndjek studimet doktorale në “Arkitekturë, Projektim, Njohje dhe Ruajtje e Pasurive Kulturore”, pranë Universitetit të Studimeve të Firences, ku në vitin 2016 përfundoi studimet master për Arkitekturë, në fushën e “Projektimit Arkitektonik dhe Urban”.

Pas përfundimit të studimeve u trasferua pranë studios Springtij Architecten në Amsterdam, Hollandë, ku mori pjesë në projektimin dhe realizimin e shumë projekteve. Prej vitit 2017, bashkëpunon si profesioniste e lirë në fusha të ndryshme të arkitekturës në Firence, Amsterdam dhe Tiranë.

Na ndiqni