×

Koordinatore e Fakultetit të Shkencave Ekonomike

Koordinatore e Fakultetit të Shkencave Ekonomike


Bardha Karra është koordinatore didaktike e Fakultetit të Shkencave Ekonomike, Politike dhe Sociale në UKZKM, prej janarit 2017. Bardha ka studiuar Shkenca Politike në të njëjtin Fakultet, dhe në vitin 2009 vazhdoi studimet master në Universitetin e Milanos, në Administrim dhe Politika Publike.

Ka punuar në institucione si Ministria e Drejtësisë, INSTAT, Agjensia Italiane e Tregtisë dhe Investimeve, Zyra e Vlerësimit të Cilësisë në UKZKM dhe SHIS Albania. Bardha ka qenë për disa vite korrespondente e të përditshmes "La Voce di Romagna" e Riminit.

Aktualisht ndjek studimet e doktoratës në "Tregje, Biznese dhe Konsumatorë", pranë Departamentit të Ekonomisë së Biznesit, Universiteti i Studimeve Roma Tre.

Na ndiqni