Në kuadër të aktiviteteve të projektit “Demenca në Shqipëri: epidemiologjia, terapia farmakologjike dhe përdorimi i antibiotikëve”, financuar nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, më datë 18 Mars 2024, në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë” u zhvillua seminari ndërdisiplinor me temë: “Ndërhyrja mjekësore e fiziatrit në pacientët me Demencë”. Prof. Calogero Foti, relator i aktivitetit dhe referent i kursit ne Fizioterapi, i informoi të pranishmit mbi vlerësimin fiziatrik të pacientëve me demencë, deficitin motorik, shkallët dhe testet e vlerësimit dhe Projektin e Rehabilitimit Individual
Faleminderit për pjesëmarrjen!