×

Dhuro gjak, shpëto jetë!

Jeta është e shtrenjtë, ta mbrojmë!


Çdo pranverë apeli për të treguar solidaritet bëhet edhe më i fortë.

Në datat 25-26-27 mars 2026 ekipi i specializuar i mjekëve në bashkëpunim me Organizatën e Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut, do të jetë në laboratorët ku studiohet Infermieri në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.

Prej mëngjesit të 25 marsit gjithkush që ndihet i shëndetshëm mund të japë kontributin e tij duke dhuruar lëngun e jetës për të gjithë ata që kanë nevojë. Apeli për të dhuruar gjak na kujton të reflektojmë çdo vit për të gjithë ata që presin nga solidariteti ynë. Jeta është e brishtë dhe ndonjëherë nuk mjafton vetëm dashuria e shprehur me fjalë për ta mbrojtur, por duhen edhe kontribute të tilla qytetare që tregohen duke dhuruar gjak për të shpëtuar jetë.


Na ndiqni