×

Bëhu Farmacist për Një Ditë: Workshop në UCNSBC më 2 Korrik 2024

Shënoje këtë datë! Më 2 korrik 2024 ti ke mundësinë të bëhesh "Farmacist për Një Ditë" dhe këtë mundësi ta ofron Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.


Shënoje këtë datë!

Më 2 korrik 2024 ti ke mundësinë të bëhesh "Farmacist për Një Ditë" dhe këtë mundësi ta ofron Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.

Në këtë datë laboratoret e farmaceutikës do të jenë të hapura për maturantët që aspirojnë të ndjekin këtë program studimi. Mjafton të vish më 2 korrik 2024 në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe bëhesh pjesë e praktikës “Eksperimente në laborator” nën udheheqjen e PhD Arvjola Hodaj. Në këtë aktivitet janë të përfshirë edhe tudentët e programit të studimit të farmacisë në Laboratorin Kimik dhe Farmaceutik të kampustit universitar, të cilët janë një shembull kuptimplotë se çfarë rruge të sigurtë akademike, të njohur edhe në vendet e BE-së ju siguron universiteti ynë.

Jeni të mirëpritur!


Na ndiqni