A e dini se në Klinikën e Fizioterapisë pranë Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" ndodhet pishina ku kryhet praktika e terapisë së plotë ndaj pacientëve që kanë nevojë.
Eja më datë 2 korrik 2024 dhe jo vetëm do të shohësh se si i ndihmojmë pacientët, por do të kuptosh se sa i plotë është programi i studimit në Fizioterapi ku pedagogë e studentë përparojnë në dhënien e marrjen plotë të shërbimit dhe njohurive të duhura.
Merr pjesë në 2 korrik 2024 në aktivitetet e Qendrës së Rehabilitimit dhe e Mjekësisë Sportive nën udhëheqjen e koordinatories se programit të studimit Emanuela Prendi PhD., koordinatorit të praktikave klinike në fizioterapi Florian Spada,PhD dhe studentët e Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë".