Për vitin akademik 2025-2026, Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" ofron një program doktorate në "Arkitektura Mesdhetare: Projekti, Njohja dhe Ruajtja e Trashëgimisë Kulturore ".
Ky program i përbashkët ndërkombëtar me Universitetin e Firences (Departamenti i Arkitekturës) u jep mundësi studentëve të regjistruar të kryejnë kërkimin e tyre në periudha të alternuara në të dy institucionet dhe pas përfundimit të programit dhe me një mbrojtje të vetme të tezës të marrin një titull të dyfishtë Doktor i Shkencave, i vlefshëm për Shqipërinë dhe vendet e Bashkimit Evropian.